Reparti i fëmijëve në spitalin e Ohrit punon me personel të përgjysmuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ohri mund të mbetet pa repartin e fëmijëve dhe pa trajtim spitalor për këtë kategori, paralajmërojnë mjekët. Katër mjekët pediatër që i ka aktualisht ky departament, janë në moshë të shtyrë.

Tre prej tyre janë para pensionit kurse dy do të largohen pas Vitit të Ri. Kështu, një mjek duhet të bëj kujdestari 24 orë çdo të katërtën ditë. Ata nuk do të ketë kush t’i zëvendësojë sepse nuk ka mjekë të rinj të pediatrisë.

Për më tepër, problemi është përshkallëzuar ditët e fundit pasi dy nga mjekët janë në pushim mjekësor, kështu që dy prej tyre bëjnë kujdestari 24 orë çdo të dytën ditë. Thonë se nuk mund të durojnë më fizikisht.

Kanë kontaktuar me kryesinë e spitalit dhe po kërkohet zgjidhje me plotësimin e mundshëm me mjekë nga Struga. Pediatrët amë gjithashtu reagojnë për situatën.

Advertisement

 

Reparti i fëmijëve në spitalin e Ohrit punon me personel të përgjysmuar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy