Reshje të dendura shiu dhe breshëri pasditen e sotme, më të prekura zonat e Velesit dhe Petrovecit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Reshje e dendur shiu me breshër ka goditur Velesin pasditen e sotme. Rrugët kryesore dhe anësore të Velesit në pjesët e ulëta të qytetit u përmbytën me ujë për shkak të konfiguracionit të lartë të qytetit dhe kanalizimit të pazgjidhur atmosferike.

Komunikacioni nëpër rrugët kryesore ishte i vështirë, sidomos për këmbësorët që nuk mund të kalojnë rrugët nga njëra anë në tjetrën. Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave bëjnë të ditur se deri më tani nuk janë raportuar dëme nga stuhia. Stuhi e shoqëruar me breshër ka pasur edhe në zonën e Petrovecit. Për momentin nuk raportohet për dëme të mëdha.

Sipas njoftimeve nga DPHM, periudha me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe mot të ngrohtë, pasdite jostabile me reshje të rrëmbyeshme lokale, bubullima dhe erë të fortë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Në disa zona proceset do të jenë në formë stuhie afatshkurtër me reshje më intensive shiu, erë të fortë dhe me paraqitje të izoluar të breshërit.

Advertisement

 

Reshje të dendura shiu dhe breshëri pasditen e sotme, më të prekura zonat e Velesit dhe Petrovecit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy