Riparohet rruga regjionale Kërçovë-Makedonski Brod

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Po riparohet rruga regjionale Kërçovë-Makedonski Brod. Kjo rrugë prej dekadash ishte e shkatërruar përplot me gropa. Ministri për Transport dhe lidhje Bllagoja Boçvarski tha se janë 25 km e që do të kushtoj 190 milion denarë. Drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore Zoran Kitanov tha se në muajin nëntor do të hapet tenderi edhe për 300 km rrugë të këtij rajoni. Ai gjithashtu tha se në muajin dhjetor do të përfundohet projekti për fazën e parë të autostradës Kërçovë-Gostivar dhe Kërçovë- Bukojqan.

“Kjo rrugë e cila nuk është rehabilituar nga vitet e shtatëdhjeta sot po rehabilitohet, shohim që ka shumë lëvizje këtu, është edhe TIRZ zona, ka lëvizje serioze të qytetarëve nga ky rajon. Bëhet fjalë për rrugë regjionale mbi 25 kilometra e cili do të rehabilitohet me diku 100 e 90 milion denarë”, tha Blagoja Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

“Në muajin nëntor do të tenderohen edhe rrugët nga Drugova në Demir Hisar 42 km do të rehabilitohen, më pas nga Demir Hisari në Krushev, nga Krusheva në Krigogashtan nga Manastiri në Demir Hisar nga Manastiri në Megjitlia(kufiri me Greqinë), diku 300 km në këtë regjion do të punohen që nuk është pak, ata janë rrugë që janë lënë në harresë prej kohësh dhe nga më herët duhej të ishin rregulluar, ja që ne jemi këtu nuk ndërtojmë statuja, rehabilitojmë rrugë”, deklaroi Zoran Kitanov – Drejtor i Ndërmarrjes Publike “Rrugë Shtetërore”.

Riparohet rruga regjionale Kërçovë-Makedonski Brod shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy