Dashtë Zoti të mos ndodhë më kurrë. Pyjet e shkatërruara asnjëherë nuk mund të zëvendësohen, do të duhet me dhjetëra dekada që vendet malore të bëhen siç ishin. Kështu e përshkruan luftën dy mujore me zjarret, zjarrfikësi Artan Demiri, nga shoqata vullnetare “Bajram Miftari”. Ai thotë se zjarret kanë qenë të shumta dhe të vështira për tu shuar, ndërsa të gjithë intervenimi për shuarjen e zjarreve e kanë bërë me mjetet e veta, pa ndihmën e shtetit.
“Nga shteti nuk kemi pas kurrfarë ndihme, përveç se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, pasi kemi bashkëpunim të thellë me ata. Ne jemi ekip për intervenim të shpejtë, dhe ku ndodhen zjarret në Republikën e Maqedonisë së Veriut me kërkesë të atyre ne si ekip I zjarrfikësve vullnetarë që veprojmë në qytetin e Shkupit, do I shkojmë në ndihmë, edhe pse kemi kontratë, si ekip për intervenim të shpejtë”, tha Artan Demiri, Kryetar i shoqatës vullnetare ‘Bajram Miftari’ nga Çairi.
Ekip dhe mjete elementare për fikjen e zjarreve kanë pasur, por Demiri thotë se asnjëherë nuk janë të mjaftueshme pasi zjarret janë të paparashikueshme.
“Mjetet primare, fshesat e çelikta për shuarjen e zjarreve malore, pasi ne jemi ekip që kemi specializuar për shuarjen e zjarreve malore, kemi bërë trajnime në Slloveni dhe për atë nuk kemi probleme. Me fshesa të çelikta, çantë me ujë, fryrëse të cilat I kemi donacion, I përballojmë, nuk kemi probleme. Edhe pse çdo herë ka mungesë, veshmbathje, fshesa tjera , asnjëherë nuk mund të jetë e bollshme”, shtoi ai.
Gjatë kësaj vere ka pasur gjithsej 1952 zjarre, numri më i madh i tyre ka qenë gjatë muajit gusht. Zjarret më të vështira për tu shuar, kanë qenë në rajonin e Negotinës, në rrethinë të Sveti Nikollës, në komunën e Studeniçanit në fshatin Koliçan dhe në disa fshatra të Shkupit/Alsat.mk
The post Rreth 2 mijë zjarre gjatë muajve të verës në territorin e RMV-së appeared first on Telegrafi.