Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,48 % në raport me vendimin e datës 30.08.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (D-Е V) rriten për 1,00 denar/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 0,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,824 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 37,843 den/kg.

Nga data 7.9.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Advertisement

Benzinë për motorë EUROSUPER BS 95 – 72,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS 98 – 74,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 63,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 63,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 37,843 (denarë/kilogram)

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 3,506 %, te nafta për 3,108 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,719 % dhe të mazuti për 3,856%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i ulët për 0,724%. Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 7.9.2021.

Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Advertisement

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy