Rritet numri i doktorantëve në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vazhdon rritja e numrit të qytetareve të vendit tonë të cilët marrin titullin Master të Shkencave apo Doktor i Shkencave në universitetet e Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), gjatë vitit 2021 titullin Master i Shkencave e kanë marrë gjithsej 1.976 qytetar, ndërsa titullin Doktor i Shkencave e kanë marr 201 qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Numri i personave që kane Doktoruar në vendin tonë sipas statistikave është një rritje prej 15,5 për qind krahasuar me vitin 2020. Pjesa më e madhe e tyre kanë doktoraturë në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale apo 2 për qind, të ndjekur nga shkencat sociale, gazetaria dhe informacioni me 17 për qind, pastaj vjen biznesi, administrata dhe drejtësia me 16 për qind, artet dhe shkencat humane me 11 për qind dhe drejtimet tjera me përqindje më të vogël.

Sa i përket raportit burra dhe gra që kanë marrë titullin – Doktor i Shkencave, dominojnë gratë ku prej 201 personave që kanë marrë titullin Doktor i Shkencave 115 prej tyre kanë qenë gra apo 57 për qind.

Nga gjithsej 1.976 qytetarë të Maqedonisë së Veriut që kanë marrë titullin Master i Shkencave, 1.727 ose 87 për qind prej tyre kanë marr titullin magjistër dhe 249 ose afër 13 për qind kanë marrë titullin specialistë. Ndërkohë sipas të dhënave të ESHS, numri i qytetareve që kanë marr titullin Master dhe specialistë krahasuar me vitin 2020, është rritur për 12 për qind. Edhe nga personat që kanë marrë titullin Master i Shkencave, rezulton se numri i grave është më i madh se i burrave apo 59.6 për qind prej të magjistruarve ishin gra.

Ndërkohë në vitin 2021 pjesa më e madhe e temave të magjistraturës ose 32 për qind, janë në fushën e biznesit, administratës dhe drejtësisë, 22 për qind janë në fushën e shkencave sociale, gazetarisë dhe informacionit, pasuar nga inxhinieria, prodhimi dhe ndërtimi me 16 për qind dhe drejtimet tjera me përqindje më të ulët të përfaqësimit. Sipas statistikave dhe analizës së të dhënave se në cilin universitet janë mbrojtur më së shumti tema të magjistraturës, ka rezultuar se në vendin e parë është Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup me gjithsej 633 Master të rinj. Në kuadër të këtij universiteti, shumica e qytetareve kanë marrë titullin Master në Fakultetin Juridik, me 190 Master të rinj, pasuar nga Fakulteti Ekonomik me 85 Master të rinj, Fakulteti i Arkitekturës me 71, Fakulteti Filozofik me 49, Fakulteti i Inxhinierisë me 43 etj.

Advertisement

Në vendin e dytë është Universiteti i UEJL-së në Tetovë me 243 Master të rinj, kryesisht në gjuhë, kulturë dhe komunikim. Në vendin e tretë është Universiteti i Tetovës me 156 Master të rinj, i ndjekur nga Universiteti për Turizëm dhe Menaxhim në Shkup me 144 Master në vitin 2021. Në Universitetin “Shën Kliment Ohrit” në Manastir me 113 qytetar që kanë marrë titullin Master, ndërsa në Universitetin ndërkombëtar sllav “Gavrilo Romanoviç Derzhavin” në Sveti Nikollë 112 qytetar dhe në Universitetin FON kanë magjistruar 83 persona. Sa i përket specializimeve, më së shumti specializime kemi nga universiteti FON-it, me gjithsej 86 studentë të specializuar, i ndjekur nga Akademia e Biznesit “Smilevski” me 61 persona të specilzuar gjatë vitit 2021 dhe nga Shën Kirili dhe Metodi me 33.

Ndryshe, përqindja më e madhe e numrit të përgjithshëm të personave që kanë doktoraturë, 31 për qind e kryejnë profesionin dhe veprimtarinë e tyre në arsim./Koha/

Rritet numri i doktorantëve në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy