Rritet numri i termineve kundër gripit sezonal në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga sot po rritet numri i termineve për vaksinim kundër gripi sezonal.

Me terminet e reja vaksinimi filloi sot në ora 14:00 në Spitalin e Shkupit, përkatësisht vaksinimi kryhet në gjashtë poliklinika në Shkup edhe atë në Gjorçe Petrov, Bukresht, Bit Pazar, Çento dhe Jane Sandanski.

“Termini im’ sot hapi 1.800 termine për Shkup për një javë, duke nisur nga sot, të premten, të hënën, të martën dhe të mërkurëm, ndërsa pasdite do të lëshohen edhe 1.080 termine për të shtunën, të enjten deh të premten. Gjatë ditëve të punës vaksinimi do të jetë deri në orën 19:00, ndërsa të shtunën nga ora 8-14:00.

Ministria e Shëndetësisë thotë se vaksina është falas për grupet e rrezikuara siç janë personat mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësor, gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës 6 muajshe deri në 5 vjet.

Advertisement

Sipas rekomandimeve, thuhet në njoftimin e ministrisë, nuk ka periudhë në të cilën mund të jetë votë vaksinimi kundër gripi serzonal.

“Është mirë që çdo qytetar ta pranojë vaksinën deri kur fillon piku i sezonit të gripit. Më parë piku ka qenë në dhjetor dhe janar, ndërsa tani me ndryshimet e kohës pikun e presin në fund të muajit, në janar dhe në fillim të janarit”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Telegrafi/

 

Rritet numri i termineve kundër gripit sezonal në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy