Rritet prodhimtaria industriale në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prodhimtaria industriale në mars është rritur për 3,2 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Rritje është shënuar në sektorin Miniera dhe gurorë për 9,7 për qind, në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje për 8,7 për qind dhe në sektorin Industria përpunuese për 2,1 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin mars të vitit 2022, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënohet rritje tek Energjia për 9,7 për qind, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 3,6 për qind, Prodhimet kapitale për 1,9 për qind, Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 33,2 për qind dhe tek Mallra jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 0,9 për qind.

Rritje e prodhimtarisë industriale prej 3,5 për qind është shënuar edhe në periudhën janar – mars në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Advertisement

Rritet prodhimtaria industriale në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy