Rruga “Braqa Milladinov” përplas BDI-në dhe Komunën e Tetovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilltarët e BDI-së në Komunën e Tetovës kanë akuzuar kryetarin e Komunës, Bilall Kasami se po mundohet të përvetësojë ndërtimin e rrugës “Braqa Milladinov”.

“Në mungesë të projekteve dhe punë kryetari Bilall Kasami mundësohet të përvetësojë ndërtimin e rrugës “Braqa Milladinov, e cila është krye këput projekt i Qeverisë, gjegjësisht i Ministrisë për Transport dhe Lidhje.

Nga atje thonë se ky projekt i asfaltimit prej një kilometër, Qeverisë i ka kushtuar 265 mijë euro dhe i gjithi është financuar nga Ministria për Transport dhe Lidhje.

Advertisement

Nga Komuna e Tetovës kanë reaguar për pretendimet e këshilltarëve të BDI-së, nga ku thonë se mjetet për ndërtimin e rrugës “Braqa Milladinov” janë siguruar nga Banka Botërore.

“Komuna e Tetovës ka bërë aplikimin për projektet në Bankën Botërore të cilat edhe janë miratuar për rregullimin dhe përmirësimin e infrastrukturës lokale”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Nga Komuna thonë se Ministria e Transportit dhe Lidhjes nuk ka ndarë mjete për projektin e ndërtimit të rrugës “Braqa Milladinov”./Telegrafi/

Advertisement

 

 

Rruga “Braqa Milladinov” përplas BDI-në dhe Komunën e Tetovës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy