Vështirësohet rruga për në Spitalin e Tetovës për shkak të ndërtimeve në rrugë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Banorët e Tetovës ankohen për shkak se është vështirësuar shkuarja për në spitalin e qytetit për arsye të rekonstruktimit të rrugëve.

Bëhet fjalë për një pjesë të rrugës “Jane Sandanski” si dhe një pjesë e rrugës “Dimo Gavroski-Kara”

“Mendojmë se nuk është menduar mirë dhe ka lëshim nga komuna që ka lejuar në të njëjtën kohë të punohet në dy rrugë. Në rrugën ‘Jane Sandanski’ nuk mund të shkohet për në spital, dhe më pas kjo krijon turmë në hyrjen kryesore dhe për shkak të rekonstruktimit të rrugës “Dimo Gavrovski Kara”, automjetet kthene prapa”, thonë disa nga banorët e revoltuar.

Po ashtu para dera hyrjes kryesore të spitalit tani ka policë të cilët rregullojnë komunikacionin, ndërsa nga SPB Tetovë njoftojnë se për çdo ditë nga ora 8 deri në ora 16:00, policia e komunikacionit është e pranishme para dhe rreth spitalit të Tetovës me qëllim që të sigurojnë komunikacion në këtë hapësirë.

Advertisement

Ndryshe, rruga “Dimo Gavrovski – Kara” filloi me rikonstruktim gjatë ditës së djeshme dhe po punohet në kanalizim dhe asfaltim prej 185 metrave me gjerësi prej gjashtë metrave dhe tretoare. Punët në rrugën “Jane Sandanski” filluan në fillim të muajit gusht ku po punohet në infrastrukturën nëntokësore, asfaltim dhe rregullim të tretoarëve./Telegrafi/

Vështirësohet rruga për në Spitalin e Tetovës për shkak të ndërtimeve në rrugë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy