Ruskovska: Më gëzon fakti që Mijallkov u paraqit vet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurorja Vilma Ruskovska në konferencë për shtyp tha se e gëzon fakti se ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov është paraqitur në PTHP.

Ajo sqaroi se Mijallkov ka kërkuar që të paraqitet në Prokurori. Ruskovska foli edhe për tërheqjen e kërkesës për paraburgim.

“Aq sa kam informacione, kanë biseduar për atë temë me prokurorin Ljubomir Joveski. I njëjti është pajtuar. Për këtë arsye është tërhequr kërkesa”, tha Ruskovska duke shtuar se ajo sërish mendon nëse duhet të kërkohet paraburgim.

Ruskovska po ashtu sqaroi se nuk ka pasur komunikim me qeverinë./Telegrafi/

Advertisement

Ruskovska: Më gëzon fakti që Mijallkov u paraqit vet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy