Sali në takim virtual me Kluge: Jemi të përkushtuar për të vazhduar me reforma në shëndetësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka zhvilluar sot takim me drejtorin rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge, të cilit i ka shprehur mirënjohje të veçantë për mbështetjen e vazhdueshme të OBSH-së për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në RMV.

Siç njoftojnë nga MSH, Sali në takim ka thënë se Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar që të investojë në reformat shëndetësore dhe të vazhdojë progresin e arritur më parë, me qëllim arritjen e standardeve të BE-së.

“Vendi ynë po shënon një përmirësim të ndjeshëm në treguesit e kujdesit perinatal. Vitet e fundit, falë mbështetjes së OBSH-së, shkalla e vdekshmërisë neonatale është ulur nga 6.3 në 2019 në 4.2 në 2020. Ne vazhdimisht po bëjmë përpjekje për të forcuar burimet njerëzore dhe kapacitetet e tjera në spitalet kyçe në nivel rajonal”, tha në takim ministri Sali.

Nga MSH thonë se gjatë takimit, fokus i veçantë u vu në përballjen me pandeminë COVID-19, duke qenë se lufta kundër virusit është një sfidë e përbashkët për të gjitha vendet.

Advertisement

“Në të njëjtën kohë, ministri shprehu mirënjohje të veçantë për OBSH-në për mbështetjen e dhënë në realizimin e studimeve në lidhje me kujdesin shëndetësor, KOVID-19 dhe barazinë shëndetësore, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin për përgatitjen më të suksesshme të bazuar në fakte”.

“Në takim u diskutua edhe për aktivitetet e planifikuara që synojnë parandalimin e faktorëve të rrezikut për sëmundjet jo të transmetueshme dhe forcimin e skriningut të sëmundjeve jo të transmetueshme, kujdesin parësor shëndetësor”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Sali në takim virtual me Kluge: Jemi të përkushtuar për të vazhduar me reforma në shëndetësi shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy