Sali: Protesta është legjitime, por jo në kohë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali ka komentuar protestën e sotme të mjekëve privatë dhe amë.

Thotë se e mbështetë të njëjtën, megjithëse vlerëson se nuk është në kohë.

“Protesta është legjitime, por nuk është në kohë, pasi ne jemi duke punuar në gjetjen e modelit për financimit e shëndetësisë primare. Sot është Dita e Shëndetësisë dhe duhet ta shënojmë të njëjtën, por jo të protestojmë. Sërish, unë e mbështesë protestën dhe grupi i organizatorëve do të priten sot nga unë”, tha Sali.

Me një protestë të qetë, e cila do të fillojë sot në mesditë para Ministrisë së Shëndetësisë, mjekët amë nga vendi do të shprehin revoltën e tyre për, siç thotë, neglizhimin e nevojave të tyre nga autoritetet shëndetësore. Në mënyrë simbolike, sot në Ditën Botërore të Shëndetësisë, Shoqata e Mjekëve Amë, do ta organizojnë protestën e tretë me radhë, pasi deri më tani nuk janë plotësuar kërkesat e tyre.

Advertisement

Mes kërkesave kryesore është rritja e vlerës së kapitacionit nga 60 në 90 denarë për pacient, sipas të cilit Fondi për Sigurim Shëndetësor ua paguan rrogën mjekëve të përgjithshëm amë. Njëkohësisht, shtojnë se për 30 vite me radhë pagesën për stazhin e punës e marrin me vonesë prej disa muajve.

Sali: Protesta është legjitime, por jo në kohë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy