Sanksione të rënda për drejtuesit në Tetovë: Gjoba deri në 250 Euro dhe pezullim i patentës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB lajmëron se dje në zonën e Tetovës, dje (13 nëntor) nga ora 10:00 deri në ora 14:00 është kryer aksion-kontroll i drejtuesve të mjeteve nëse dhe në çfarë mase i respektojnë obligimet ndaj këmbësorëve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 45 shkelje (TE-31 dhe GV-14), nga të cilat numri më i madh ka të bëjë me mos lejimin e kalimit të këmbësorëve në vendkalimet e shënuara, si dhe mosdhënien e përparësisë atyre këmbësorëve që kanë tashmë ka filluar të kalojë rrugët.

“Drejtuesve të automjeteve kundërvajtës u janë shqiptuar parashtresat e parapara me ligj me gjoba nga 200 deri në 250 euro. Ata që sanksionohen me 250 euro gjobë do të përballen edhe me pezullim të përkohshëm të patentë shoferit nga tre muaj deri në një vit. Gjatë kontrollit është sanksionuar edhe 1 (TE) kundërvajtje tjetër në komunikacion.

Në zonën e Tetovës, dje nga ora 08:00 deri në ora 20:00 janë sanksionuar gjithsej 16 tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit (TE-7 dhe GV-9), nga të cilat 1 (TE) nga më shumë se 70 kilometra në orë. Në aktivitetet e djeshme të kontrollit janë sanksionuar edhe 70 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-45 dhe GV-25)”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MPB-ja thot se numri më i madh i këtyre veprave ka të bëjë me drejtimin e automjeteve pa kaluar testin e drejtimit dhe patentë të vlefshme për këtë, parkimi i paligjshëm, pra i gabuar, përdorimi i filmave të pacertifikuar në xhama dhe të tjera.

Advertisement

Sanksione të rënda për drejtuesit në Tetovë: Gjoba deri në 250 Euro dhe pezullim i patentës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy