SASHK në takim me Kovaçevskin: Kërkojnë rritjen e pagave në arsim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqësuesit e Sidikatës së Arsimit, Shkencës dhe Arsimit sot në ora 16:00 do të kenë takim në qeveri.

Takimi ka të bëjë për të arritur marrëveshje me çka do të ndalohet edhe greva që po ndodh në shkolla dhe çerdhe e që zgjat gati dy javë. Nedellkov për MIA theksoi se do të takohen me kryeministrin dhe me ministrin Jeton Shaqiri, ndërsa në takim do të merr pjesë edhe drejtorja e Konfederatës Sindikale Evropiane për Arsim, Suzane Floken

Kujtojmë se SASHK më 20 prill hodhi poshtë konkludimet e qeverisë dhe vazhdoi grevën në shkollat dhe çerdhet e Maqedonisë.

SASHK nga muaji mars me qeverinë kërkon rritje të pagave për 18.4% për shkak të rritjes së pagës minimale./Telegrafi/

Advertisement

SASHK në takim me Kovaçevskin: Kërkojnë rritjen e pagave në arsim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy