SASHK: Të punësuarat në çerdhet e Maqedonisë nuk duhet të punojnë tetë orë fiks

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë sot kërkoi nga Ministria e Arsimit dhe Politikës Sociale të reagjë për problemin në lidhje me rritjen e orarit të punës për edukatoret dhe përkëdhelëset në çerdhe, të cilat në vend që të punojë 6 dhe 7 orë, ato detyrohen të punojnë 8 orë.

Kreu i SASHK, Jakim Nedellkov thotë se sipas ligjit dhe Marrëveshjes kolektive, puna me fëmijë është 6 dhe 7 orë, ndërsa drejtorët e çerdheve, sipas Nedellkov, të nxitur nga inspektorët e MPPS-së detyrojnë punonjëset të qëndrojnë brenda në çerdhe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, shkilet ligji dhe Marrëveshja kolektive në orarin e punës për punonjëset në çerdhe. Megjithatë, reagimi më i madh është, siç thoë Nedellkov, mossigurimi i kushteve të sigurta për punë në kushte të pandemisë.

SASHK kërkon nga MPPS dhe ministrja që ky problem të zgjidhet sa më shpejt./Telegrafi/

Advertisement

SASHK: Të punësuarat në çerdhet e Maqedonisë nuk duhet të punojnë tetë orë fiks shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy