Shahpaska: Fëmija i infektuar me coronavirus ka qëndruar vetëm një orë në çerdhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fëmija 15 muajsh i infektuar me coronavirus qëndroi në çerdhe për vetëm një orë më 9 shtator. Në ditët në vijim, prindërit nuk e sollën atë, dhe dje ata informuan çerdhen që përveç e gjithë familjes edhe fëmija ishte pozitiv për COVID-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jagoda Shahpaska thotë se ata po monitorojnë nga afër situatën në çerdhe.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka informacione për fëmijën 15 muajsh, i cili më 9 shtator kaloi vetëm një orë në çerdhe. Ditët në vijim prindërit nuk e sollën atë.

Kur punonjësit e çerdhes pyetën se pse mungon fëmija, ata morën informacionin se bëhet fjalë për nxjerrjen e dhëmbëve dhe për këtë arsye fëmija mungon në çerdhe. Dje, 14 shtator, rreth orës 16:00, çerdhja u informua nga prindërit se përkundër gjithë familjes edhe fëmija, është pozitiv për Covid-19 dhe nuk do të shkojë në çerdhe”, tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale.

Advertisement

Sipas udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore, është përfshirë edhe shërbimi epidemiologjik, të gjithë në grupin (çerdhen) në të cilin ishte i pranishëm fëmija, si dhe edukatorja dhe kujdestari u vendosën në izolim dhe u bë një dezinfektim urgjent i çerdhes.

“Si Qeveri, kur marrim vendime, ne jemi të vetëdijshëm për rreziqet që mund të vijnë nga i gjithë ky proces. Qëllimi ynë nuk është të vendosim askënd në rrezik, për të vënë në rrezik shëndetin e tij”, thonë nga MPPS./Telegrafi/

Shahpaska: Fëmija i infektuar me coronavirus ka qëndruar vetëm një orë në çerdhe shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy