Sela: Bujar Osmani financuesi kryesor i Rusisë, MPJ furnizohet me derivate nga kompania ruse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sela: Bujar Osmani financuesi kryesor i Rusisë, MPJ furnizohet me derivate nga kompania ruse

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një kumtese ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, i cili ftoi qytetarët të mos përdorin karburante nga kompanitë ruse.

Nga ASH thonë se “ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani është financuesi kryesor i Rusisë, pasi sipas tyre Ministria e Punëve të Jashtme rezulton se blen derivate nga kompania ruse e licencuar në RMV”.

“Ka disa ditë që zyrtarët e BDI-së shpifin kundër opozitës shqiptare, ndërsa sot Bujar Osmani arriti kulmin duke akuzuar edhe qytetarët për mbështetje të Rusisë. Ai tha se blerja e karburanteve nga kompanitë ruse është ndihmë e drejtpërdrejte ndaj Rusisë. Me këto fjalë Osmani bëri gabimin Frojdian dhe pranoi me gojën e vetë se ai është financuesi kryesor i Rusisë”.


MPJ-Maqedoni e Veriut: Marrëveshja me kompaninë ruse të naftës ka përfunduar verën e vitit të kaluar

Advertisement

Nga të dhënat zyrtare nga servisi për publikimin e shpenzimeve Ministria e Punëve të Jashtme rezulton se blen derivate nga kompania ruse e licencuar në vendin tonë. Madje disa nga furnizimet janë bërë edhe gjatë ditëve të fundit të muajit shkurt. Përveç ministrisë së Osmanit, nga e njëjta kompani ja furnizuar edhe pjesa më e madhe e Qeverisë dhe institucioneve shtetërore”, thonë nga ASh./Telegrafi/

Sela: Bujar Osmani financuesi kryesor i Rusisë, MPJ furnizohet me derivate nga kompania ruse shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy