Sërish numër treshifror me raste të reja me coronavirus në Maqedoni, regjistrohen 11 vdekje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.364 testime dhe janë regjistruar 185 raste të reja.

Prej rasteve të reja Shkupi ka 96, Kumanova 2, Dibra 18, Shtipi 4, Tetova 14, Struga 20, Velesi 2, Manastiri 2, Ohri 7, Kavadar 2, Gostivar 2, Kriva Pallanka dhe Probishtipi me nga 1, Shën Nikolla 2, Kërçova 3 dhe Resnja 8, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga MSH bëjnë të ditur se kanë humbur jetën edhe 11 pacientë edhe atë 8 nga Shkupi, dhe nga një nga Kumanova, Tetova dhe Shtipi.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifkuarve që nga fillimi i epidemisë është 5.005, numri i pacientëve të shëruar është 1.904, numri i të vdekurve është 233 ndërsa momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka 2.868 raste aktive./Telegrafi/

Advertisement

Sërish numër treshifror me raste të reja me coronavirus në Maqedoni, regjistrohen 11 vdekje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy