minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Sërish numër treshifror, regjistrohen 164 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni - Struga.info


Sërish numër treshifror, regjistrohen 164 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë bërë 1.045 testime dhe janë regjistruar 164 raste të reja me Covid-19.

Prej rasteve të reja 85 janë në Shkup, 24 në Kumanovë, 3 në Dibër, 5 në Shtip, 18 në Tetovë, 3 në Prilep, 5 në Strugë, 9 në Ohër, nga 2 në Gostivar, Sveti Nikole dhe Resnjë dhe me nga një në Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Koçani, Makedonski Brod, Valladnovë dhe Resnjë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Poashtu janë shëruar edhe 12 pacientë edhe atë 3 nga Shkupi, 6 nga Prilepi, dhe nga një në Strugë, Veles dhe vinincë.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se kanë humbur jetën edhe dy pacientë.

Advertisement

“Në spitalin ‘8 shtatori’ humbi jetën pacientja nga Shkupi (53) e hospitalizuar si e dyshuar më 2 qershor. Në spitalin e Tetovës humbi jetën pacientja 60 vjeçare e hospitaluzuar si e dyshuar më 9 qershor”, shprehen nga MSH.

Momentalisht numri i të diagnostifikuarve që nga fillimi i epidemisë është 3.701, numri i pacientëve të shëruar është 1.694, i të vdekurve 171, ndërsa momentalisht ka 1.836 raste aktive në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

The post Sërish numër treshifror, regjistrohen 164 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy