Shahpaska: Gjendja me pandeminë në çerdhe është stabile

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska thotë se situata në kopshte është e qëndrueshme dhe se institucioni me të cilin ajo menaxhon, së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, po e monitorojnë nga afër atë.

Deri më tani, 10 fëmijë dhe 21 punonjës në kopshte kanë qenë pozitivë për coronavirus, dhe të gjithë janë mirë me shëndet. Në izolim për shkak të rasteve pozitive janë 150 fëmijë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me kujdes e ndjekim gjendjen në kopshte, pasi ishin institucionet e para që u hapën dhe ishte hapi i parë për normalizimin e shoqërisë gjatë pandemisë. Deri tani gjendja në kopshte është stabile”, tha Shahpaska.

Sipas saj, fëmijët që kanë dalë pozitiv me COVID-19, nuk janë infektuar në kopshte./Telegrafi/

Advertisement

Shahpaska: Gjendja me pandeminë në çerdhe është stabile shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy