Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Bujar Osmani sot raporton për punën e tij dy vjeçare në MPJ

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shefi i politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot do të mbajë konferencë për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Siç njofton MPJ, Osmani do të raportojë para mediave dhe opinionit për aktivitetet në dy vitet e para të mandatit të tij (2020-2022) si shef i diplomacisë.

Ndër aktivitetet që pritet të përmendet nga Osmani, është dhe arritja e marrëveshjes me shtetin bullgar, me ç’rast u miratua dhe propozimi francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se punën e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, opozita maqedonase e ka cilësuar si politikë tradhëtare sepse po bën kompromise dhe marrëveshje duke vendosur në pikëpyetje identitetin, gjuhën dhe kulturën maqedonase.

Advertisement

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Bujar Osmani sot raporton për punën e tij dy vjeçare në MPJ shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy