SHGM: Gazetarët që ishin pjesë e 27 prillit për herë të dytë viktima, këtë herë nga gjykata

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë – SHGM, njoftoi se e konsideron si të turpshëm gjykimin për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend, në dëm të gazetarëve dhe lirisë së shprehjes në vendin tonë dhe paralajmëroi se për gjykimin do t’i njoftojë të gjitha organizatat relevante ndërkombëtare.

Nga Shoqata përkujtojnë se këtë javë Gjykata Themelore Civile në Shkup solli vendim me të cilën refuzohen paditë me kërkesë të gazetares Natasha Stojanovska dhe Dushica Mërgja, të cilat kërkuan shkelje të të drejtave të tyre dhe dëm nga shteti për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ky gjykim është rast i humbur që të mbrohen të drejtat e gazetarëve dhe përfaqëson edhe një dëshmi se ekzistojnë standarde të dyfishta për gjykatën kur janë në pyetje politikanë dhe gazetarë. Përkujtojmë se në rastin me grupin e politikanëve Prokuroria Themelore Publike me detyrë zyrtare ngriti veprime dhe gjykata penale shqiptoi dënime me burg për një grup të qytetarëve, ndërsa në rastin e gazetarëve vetë ata ishin lënë që të parashtrojnë padi private”, nënvizohet në kumtesë.

Njëherësh, shtohet se shpjegimi i gjykatës në gjykimet është se gazetarët nuk kanë dorëzuar dëshmi prej të cilave mund të përcaktohet se më 27 prill të vitit 2017 ka pasur protesta publike para Kuvendit, edhe pse në padi janë dorëzuar video xhirime nga ngjarjet para kuvendit, ndërsa në atë ditë kritike qindra publikime ishin dhe janë të pranishme në media.

Advertisement

SHGM: Gazetarët që ishin pjesë e 27 prillit për herë të dytë viktima, këtë herë nga gjykata shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy