Shilegov: Kemi bërë dy spërkatje kundër mushkonjave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe shqetësimi i qytetarëve nga mushkonjat. Qyteti i Shkupit deri tani ka bërë dy spërkatje, një tokësore dhe një ajrore, ndërsa thonë se faza e dytë e spërkatjes kundër mushkonjave do të bëhet kur ta lejojnë kushtet klimatike. Qytetarët ditëve të fundit kanë shprehur shqetësim edhe për një numër të shtuar të kacabunjve. Në rrjetet sociale, banorë nga disa lagje të Shkupit kanë postuar fotografi të kacabunjve të cilët u kanë hyrë në shtëpi nga fasadat, tarracat, apo tubacionet. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, thotë se numri i shtuar i kacabunjve nëpër hapësirat e mbyllura, mund të ketë ardhur për shkak të spërkatjes në natyrë kundër mushkonjave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy