Bashkia e Shkupit: Të mërkurën do të ketë spërkatje kundër mushkonjave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkia e Shkupit i njoftoi qytetarët se të mërkurën, në Shkup dhe rrethinë, do të bëhet spërkatje me aeroplan kundër mushkonjave.

Dezinsektimi do të bëhet të mërkurën në orët e hershme ndërsa dezinsektimi në terren do të bëhet të njëjtën ditë nga ora 8 deri në ora 17:00, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinfektimit, do të bëhet ditën e ardhshme kur kushtet e motit do ta lejojnë një gjë të tillë.

Poashtu ju bëhet apel bletarëve që në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve./Telegrafi/

Advertisement

Bashkia e Shkupit: Të mërkurën do të ketë spërkatje kundër mushkonjave shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy