minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Këtë fundjavë spërkatje ajrore kundër mushkonjave në rajonin e qytetit të Shkupit - Struga.info


Këtë fundjavë spërkatje ajrore kundër mushkonjave në rajonin e qytetit të Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se faza e dytë e dezinsektimit kundër formave të rritura të mushkonjave, do të bëhet gjatë ditëve të ardhshme, dhe atë me dezinsektim ajror dhe tokësor.

Dezinsektimi ajror në rajonin e qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, do të bëhet të shtunën dhe të dielën, no orët e hershme të mëngjesit.

Dezinsektimi tokësor do të bëhet nga dita e hënë deri të premten, në periudhën prej orës 22 deri ora 03, ditën e ardhshme.

Në mënyrë shtesë, dezinsektimi tokësor në rajonin e Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të bëhet të mërkurën, në periudhë prej orës 08 deri ora 17.

Advertisement

“Nëse kushtet kohore nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, i njëjti do të bëhet në kohën e njëjtë ditën e parë të ardhshme, kur do ta lejojnë këtë kushtet kohore”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Prej aty mjaftojnë se bletarët me kohë duhet t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.

The post Këtë fundjavë spërkatje ajrore kundër mushkonjave në rajonin e qytetit të Shkupit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy