Shkup, 148 masa për kundërvajtje në komunikacion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar 148 masa, prej të cilave 54 janë për tejkalim shpejtësie, 5 për vozitje pa leje, 6 për kundërvajtje ndaj motoçiklistëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu janë shqiptuar edhe nëntë dënime për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, shtatë për kalim në të kuqe dhe 48 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Advertisement

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Shkup, 148 masa për kundërvajtje në komunikacion shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy