Shkup: 166 gjoba për shoferët, 29 për vozitje të shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (17.01.2022) ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në fushën e trafikut.

Nga MPB njoftojnë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 166 gjoba, nga të cilat 29 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 19 për drejtim mjeti pa patentë shofer, 8 për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

“Janë vendosur 3 gjoba për përdorimin e celularit, shtatë për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), 54 për parkim të paligjshëm”.

“Aksionet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

Shkup: 166 gjoba për shoferët, 29 për vozitje të shpejtë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy