Shkup: 17 vjet në arrati, arrestohet 63-vjeçari për vuajtjen e dënimit me burg prej 12 vjetësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për 17 vjet, 63-vjeçari me iniciale A.R. nga Shkupi ka qenë në arrati që mos të vuajë dënimin me burg prej 12 vjetësh.

Por, i njëjti është kapur dje në ora 18:20 nga policia e Kisella Vodës dhe Çairit.

“Më 04.07.2021 rreth orës 18.20 policët nga Kisella Voda dhe Çairi, në rrugën e Lubotenit kanë arrestuar A.R.(63) nga Shkupi, i cili ka qenë në arrati që 17 vjet. Për të ishte shpallur fletarrest qendror për të mbajtur dënimin me burg prej 12-vjetësh për “prodhim të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”, e dënuar në bazë të nenit 215 të Kodit Penal. Ai është dorëzuar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme, ku më pas do të transferohet në institucionin ndëshkues për mbajtjen e dënimit me burg”, njoftojnë nga MPB-ja.

Shkup: 17 vjet në arrati, arrestohet 63-vjeçari për vuajtjen e dënimit me burg prej 12 vjetësh shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy