Shkup: 7 subjekte juridike janë gjobitur me nga 7 mijë euro për mosrespektim të vendimeve të qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ka njoftuar se 7 subjekte juridike në Shkup janë gjobitur me nga 7 mijë euro gjoba për mos respektim të vendimeve të Qeverisë së RMV-së.

“Sapo kemi marrë njoftim nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, vetëm 7 subjekte juridike në Shkup sot janë dënuar me 7 mijë euro gjobë për mosrespektim të plotë të vendimeve të marra nga qeveria”, informoi dje ministri Bekteshi.

Ai gjithashtu tha se Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit parasheh edhe mbylljen e aktivitetit për praktika të pandershme në tregti që janë në dëm të qytetarëve/konsumatorëve.

Shkup: 7 subjekte juridike janë gjobitur me nga 7 mijë euro për mosrespektim të vendimeve të qeverisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy