Gjatë javës së kaluar janë arrestuar pesë prindër, të cilët lypnin në rrugë së bashku me fëmijët e tyre të mitur, njofton MPB.

Nga MPB sqarojnë se njësitë për punë të brendshme në SPB Shkup, në bashkëpunim me Institucionin Publik Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale – Shkup, gjatë javës së kaluar kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për parandalimin e “lypjes”.

“Me këtë janë privuar nga liria L.A (32), S.M (24), SH.K (30), Xh.S (30) dhe I.M (33), të gjithë nga Shkupi, të cilët janë gjetur së bashku me fëmijët e tyre të mitur duke lypur rrugëve, bulevardeve dhe para objekteve fetare në zonën e Shkupit. Me ta është zhvilluar bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 201 i Kodit Penal”, njofton MPB.

The post Shkup: Arrestohen pesë prindër pasi lypnin me fëmijët e tyre appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";