Shkup: Dje 148 gjoba për shkeljet e rregullave në trafik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (16.11.2021) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 148 gjoba, nga të cilat 33 për drejtim e makinës mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë gjoba për drejtim pa patentë shoferi, katër për kalim të automjeteve në semafor të kuq, 57 gjoba për kundërvajtje që janë kryer nga këmbësorët, tre për drejtim të makinës nën efektin e alkoolit, 26 masa për parkim të paligjshëm.

“Vazhdojnë me aksion të intensifikuar kontrollet e trafikut. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Shkup: Dje 148 gjoba për shkeljet e rregullave në trafik shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy