Shkup: Dje 177 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (15.11.2021) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 177 gjoba, nga të cilat 59 për drejtimin e makinës mbi shpejtësinë e lejuar, 13 gjoba për drejtim mjeti pa patentë shofer, 9 gjoba për automjete të paregjistruara, 8 për drejtim nën ndikimin e alkoolit. , 48 masa për parkim të paligjshëm.

“Aksionet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Shkup: Dje 177 gjoba për shkelje të rregullave në trafik shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy