Shkup: Rasti “Shkallët spanjolle” nis nga fillimi, kaluan 90 ditë nga mbajtja e seancës së fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të skadimit të 90 ditëve nga seanca e mbajtur e fundit, gjykimi i sotëm për lëndën “Shkallët spanjolle” filloi nga fillimi. I akuzuari i parë, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve , Mile Janakievski, në fjalët e përsëritura hyrëse tha se nuk ndihet fajtor dhe se deri në fund nuk e ka të qartë aktakuzën.

Deklarata të ngjashme kanë dhënë edhe të akuzuarit tjerë të cilët mes tjerash theksuan se nuk e kanë të qartë për çka akuzohen.

Si përfaqësues i aktakuzës në këtë rast është prokurorja publike Ivana Trajçeva, ndërsa gjykimin e drejton gjykatësi Vladimir Tufegxhiq.

Në rastin “Shkallët spanjolle”, përveç ish-ministrit Janakieski, akuzohen edhe Dimitar Dimovski, Biljana Dejanovska-Dimitrovska, Violeta Samarxhiska, Aneta Jordanova, Dejan Mitevski, Emilija Radojkova, Snezana Krstevska, Risto Papazov, Lidija Smiljanova.

Advertisement

Ata akuzohen se me shitje të paligjshme të parcelave para ndërtesës së EVN-së në sheshin në Shkup e kanë dëmtuar shtetin për 2,6 milionë euro.

Shkup: Rasti “Shkallët spanjolle” nis nga fillimi, kaluan 90 ditë nga mbajtja e seancës së fundit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy