Shkup: Shoferi që mbrëmë shkeli me makinë 24-vjeçare ndodhet në stacion policor, priten rezultatet e analizave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkup: Shoferi që mbrëmë shkeli me makinë 24-vjeçare ndodhet në stacion policor, priten rezultatet e analizave

Shoferi J.GJ, i cili mbrëmë afër “City Mall” e shtypi për vdekje vajzën 24-vjeçare V.N, nga Radovishi, mbrëmë është mbajtur në stacion policor.

Nga 22-vjeçari J.Gj menjëherë janë marrë biomaterialet për analiza, gjak dhe urinë për të kontrolluar praninë e alkoolit dhe lëndëve narkotike, konfirmojnë për “NOVA TV” nga MPB.

“Paraburgimi 24 orësh në stacion skadon sonte në orën 20.00 dhe deri atëherë prokuroria duhet të propozojë nëse gjykata do të caktojë paraburgimin e tij. Nëse kjo masë nuk përcaktohet, ai do të lirohet në shtëpi. Trupi i pajetë i vajzës së ndjerë është dorëzuar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thonë nga MPB.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka njoftuar se prokurori publik nga Prokuroria Publike në Shkup mbrëmë ka inspektuar vendin aksidentit të rëndë trafiku, në afërsi të qendrës tregtare City Mall në Shkup.

Advertisement

Humb jetën një 24 vjeçare nga Shkupi nga goditja e automjetit

Prokurori ka lëshuar edhe urdhër për sigurimin e pamjeve video incizimeve të vendit të aksidentit.

Advertisement

Në aksidentin e mbrëmshëm, i lënduar ka mbetur edhe L.D nga Radovishi, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por ende ndodhet në shok.

Ndryshe, sipas Kodit Penal, dënimi maksimal për shkaktim të dëmeve trupor me pasoja vdekjen në komunikacion, është 15 vjet burg./Telegrafi/

Shkup: Shoferi që mbrëmë shkeli me makinë 24-vjeçare ndodhet në stacion policor, priten rezultatet e analizave shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy