Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së doli mbrëmë në orë policore me skafander nëpër Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Duke protestuar për pjesmarrjen e deputetëve të LSDM-së në seancën e djeshme në Kuvendin e Maqedonisë me skafanderë përshkak të gjendjes me infektim, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski ka shëtitur me skafander në pjesën e lagjes Aerodrom në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai këtë e ka bërë gjatë orës policore për të thyer ligjin, pasi ai thotë se edhe deputetët e LSDM-së e thyen ligjin.

Sipas tij qytetarët janë dënuar padrejtësisht nëse kanë thyer masën e izolimit në rast infektimi pasi veprimi i deputetëve e dëshmoi se dënimi vendoset sipas fuqisë. /Telegrafi/

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së doli mbrëmë në orë policore me skafander nëpër Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy