OBRM-PDUKM: Ora policore nuk ka efekt pa protokolle dhe vaksina

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një shtetrrethim, pa një strategji për të parandaluar përhapjen e Covid-19, domethënë pa protokolle dhe vaksina, nuk do të japë rezultatet e dëshiruara, sipas opozitës OBRM-PDUKM.

Sipas partisë, vala e re e covid-19 po përhapet në mënyrë të pakontrolluar në vend.

“Maqedonia është në një kaos total. Nuk ka strategji, nuk ka qëllim, nuk ka protokolle, nuk ka vaksina. Vala e re e epidemisë me Covid-19 po përhapet në mënyrë të pakontrolluar dhe qeveria e paaftë e Zaev nuk ka në plan ta ndalojë atë.

Në mungesë të protokolleve të qarta dhe mbrojtjes së qytetarëve, qeveria po kërkon të vendosë shtetrrethimin si të vetmen masë. Kjo vetëm do të rrisë më tej bllokimet në transportin publik, sportelet dhe institucionet dhe efektet do të jenë të parëndësishme, thuhet në një deklaratë të dhënë nga OBRM-PDUKM gjatë takimit të Komisionit për Sëmundjet Infektive për kufizime të reja të mundshme”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Advertisement

Nga atje thonë se qeveria nuk ka prokuruar vaksina dhe për atë jemi në vendin e 118-të për nga numri i të vaksinuarve sipas Bloomberg. Gjithashu shtojnë nga atje jemi në vendin e shtatë për nga numri i vdekjeve dhe në këto kushte qeveria organizon regjistrim e cila do ta përkeqësojë më shumë gjendjen me coronavirus./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Ora policore nuk ka efekt pa protokolle dhe vaksina shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy