Shkup, vazhdon gjykimi për rastin “Sozia”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Gjykatën penale-Shkup sot duhet të vazhdoj gjykimi ndaj 5 personave për rastin “Sozia”, gjegjësisht për dhënien e pasaportave shtetasve të huaj.

Në seancën e parë për rastin, nga 11 të akuzuarit, 5 prej tyre pranuan fajin. Seanca e sotme gjyqësore vazhdon për Faruk Buki, Vesna Kollevska, Olivera Sofronievska, Branisllava Vlladiçevska dhe Shemsedin Jashari, të cilët në seancën e kaluar u shprehën se nuk ndihen fajtorë për veprën për të cilën ngarkohen.

Rastin e udhëheq gjykatësja Olja Ristevska, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është Spasenka Andonov. Sipas akuzës, në periudhën prej qershor 2017 deri në fund të 2020 janë dhënë pasaporta për 214 shtetas të huaj dhe një shtetasi të Maqedonisë.

Shkup, vazhdon gjykimi për rastin “Sozia” shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy