Sot vazhdon gjykimi për rastin “Titanik”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Gjykatën Penale-Shkup sot duhet të mbahet seancë e re gjyqësore për rastin “Titanik”, që ka të bëj me parregullsitë zgjedhore. Ky proces gjyqësor gjendet në fazën e dëshmive.

Në seancën e fundit si dëshmitarë ishte kryeministri Zoran Zaev, i cili në cilësinë e dëshmitarit të propozuar nga prokuroria dëshmoi për parregullsitë zgjedhore të kryera nga OBRM-PDUKME-ja në vitin 2014.

Përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arrati, për rastin “Titanik” akuzohen edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakeski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

 

Advertisement

Sot vazhdon gjykimi për rastin “Titanik” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy