Shkup: Vazhdon protesta para qeverisë, anulohet edhe seanca qeveritare ku do të diskutohej propozimi francez

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Protestat para Qeverisë së Maqedonisë vazhdojnë ende.

Një pjesë e qytetarëve janë ulur para Qeverisë me çadra, ndërsa për sonte në ora 19:00 janë paralajmëruar grumbullime të reja.

Ditën e djeshme protestuesit hodhën vezë në drejtim të godinës, ndërsa grumbullimet nuk munguan edhe para Kuvendit.

Një pjesë e vogël e qytetarëve kanë protestuar edhe para Ministrisë për Punë të Jashtme.

Advertisement

Protestuesit dje përdorën edhe ofendime dhe sharje ndaj disa politikanëve vendas.

Ndërkohë është shtyrë seanca e sotme e Qeverisë, ku duhej të diskutohej propozimi francez.

Shkup: Vazhdon protesta para qeverisë, anulohet edhe seanca qeveritare ku do të diskutohej propozimi francez shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy