Shkupi kryeson me numrin më të lartë të të infektuarve me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot Maqedonia regjistron shifrën më të ulët të të infektuarve me COVID-19, që pas raportit të 4 gushtit. Nga 860 testime të bëra gjatë 24 orëve të fundit, tek 78 persona është hasur prania e coronavirusit. Të prekurit janë nga 17 qytete.

Nga rastet e reja numër dyshifrorë të të infektuarve ka vetëm Shkupi, 28. Që nga fillimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut regjistron 13.673 qytetarë të infektuar. 10150 tashmë e kanë kaluar sfidën shëndetësore të përballjes me këtë sëmundje, duke përfshirë këtu edhe 40 personat e regjistruar si të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Deri tani 568 qytetarë kanë humbur jetën nga ky virus, 234 prej tyre vetëm në Shkup, ndërsa 2.995 raste vazhdojnë të jenë aktive. Më shumë se 100 raste aktive regjistrojnë 8 qytete.

Raste aktive me coronavirus ka më shumë Shkupi – 876, Kumanova-340, Gostivari-312, Shtipi-258,Tetovë-172, Struga-140, Kavadari-101, Kërçova- 100./Telegrafi/

Advertisement

Shkupi kryeson me numrin më të lartë të të infektuarve me COVID-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy