Shtipi me numrin më të lartë të të infektuarve në 100.000 banorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtipi me numrin më të lartë të të infektuarve në 100.000 banorë

Në 24 orët e fundit, janë kryer 1.769 teste, ndërsa u regjistruan 183 raste të reja me COVID-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Personat e infektuar janë regjistruar në të gjitha grup moshat, por shumica e tyre janë ende mbi 60 vjeç.

Sipas Institutit për Shëndet Publik, incidenca më e lartë kumulative për 100.000 banorë është regjistruar në Shtip me 2.339,0 për 100.000 banorë, Sveti Nikollë (1.540.6/100.000), Kumanovë (1.190.0/100.000) dhe Shkup (1.066.0/100.000), ndërsa incidencë prej mbi 500 rastesh për 100.000 banorë është regjistruar në Dibër, Resnjë, Strugë, Pehçevë, Makedonski Brod, Gostivar, Demir Hisar, Ohër, Tetovë, Probishtip, Prilep, Berovë, Dellçevë, Koçan, Kërçovë dhe Vinicë.

Sa i përket shpërndarjes gjinore, janë regjistruar 8.524 meshkuj dhe 8.255 femra. Sëmundja specifike tek meshkujt është 822.4/100.000, ndërsa te femrat 799.4/100.000./Telegrafi/

Advertisement

Shtipi me numrin më të lartë të të infektuarve në 100.000 banorë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy