Shpat Kasapi shkarkohet nga detyra e këshilltarit të Artan Grubit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpat Kasapi shkarkohet nga detyra e këshilltarit të Artan Grubit

Ende pa u bërë një javë nga emërimi i tij si këshilltar, Shpat Kasapi u shkarkua nga pozita.

Para katër ditëve u bë i njohur lajmi që Artan Grubi,zv.kryeministri i parë i Qeverisë si këshilltarë kishte emëruar këngëtarin e njohur Shpat Kasapin, ndërkaq sot e ka shkarkuar nga pozita, mëson TV21.

Mediat në Maqedoni kanë raportuar mëngjesin e sotëm se këngëtari Shpat Kasapi, i cili mbante gjithashtu postin e këshilltarit të zv.kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është kapur me drogë të llojit kokainë.

Ndërkohë që vetë këngëtari, pas qarkullimit të këtij lajmi, ka reaguar përmes një instastory në profilin e tij të Instagramit. Ai ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet duke theksuar se ato janë vetëm shpifje.

Advertisement

Shpat Kasapi lajmërohet nga Tirana, demanton lajmin e arrestimit

Shpat Kasapi shkarkohet nga detyra e këshilltarit të Artan Grubit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy