Shpërndarja e administratorëve, në 258 institucione të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Plani për sistemimin e 1357 administratorëve që për më shumë se një dekadë kanë marrë pagë pa u paraqitur në vendin e punës, është dorëzuar në Qeveri. Përkundër kërkesës për të parë se çka konkretisht përmban ky plan, në çfarë forme është caktuar shpërndarja e të punësuarve dhe sa prej tyre do të angazhohet në një Institucion të caktuar, zv.kryeministri Grubi tha se i njëjti do të publikohet vetëm pasi të miratohet versioni zyrtarë në Qeveri.

“Kjo kategori e të punësuarve do të sistemohet edhe nëpër institucionet që kryejnë veprimtari nga fusha e arsimit, shkencës, shëndetësisë, kulturës, punës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve, sportit, si dhe në veprimtaritë tjera me interes publik të themeluara me ligj, kurse të organizuara si agjenci, fonde, institucione dhe ndërmarrje publike të themeluara nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose nga komunat, nga qyteti i Shkupit, por edhe nga komunat e qytetit të Shkupit dhe agjencitë aksionare në pronësi shtetërore”, tha Ministria për Sistem Politik.

Në këtë plan siç thuhet në kumtesë, përfshihen të gjithë administratorët që llogariten në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, të cilët kanë lidhur kontrata punësimi deri më datën 31 dhjetor të vitit 2019.

Nga Qeveria thonë për Alsat se plani mund të miratohet në seancën që do të mbahet gjatë javës së ardhshme edhe pse ligji parashikon se diçka e tillë duhet të ndodhe jo më vonë se 30 ditë pas dorëzimit të këtij plani në ekzekutiv. Me miratimin e këtij plani, Qeveria duhet të përpilojë aktvendime pune për çdo të punësuar. Në rast se administratori i sistemuar nuk pranon vendimin, ai do të evidentohet si nëpunës i pa sistemuar në listën e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Çështja e sistematizimit zvarritet më tepër se një dekadë, ndërsa vendi ishte kritikuar në shumë raporte të Komisionit Europian./Alsat/

Advertisement

Shpërndarja e administratorëve, në 258 institucione të Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy