Shpërthen zjarr në një mal të Dollnenit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

QKM njofton se në atarin e fshatit Debreshtë, komuna e Dollnenit, një zjarr i madh ka shpërthyer në një mal.

“Për të parandaluar përhapjen e zjarrit janë dërguar tre ER Traktorët të QMK-së për të intervenuar”, thuhet në njoftim.

Më herët ka pasur dy zjarre në afërsi të Brushinos të Kavadarit. Pas një ndërhyrje gjatë gjithë natës nga zjarrfikësit nga Kavadari dhe një ekip i Pyjeve Kombëtare, të dy zjarret janë lokalizuar.

Drejtori i QKM-së, Stojançe Angellov, apeloi tek të gjithë qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për të mos shkaktuar zjarr./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Shpërthen zjarr në një mal të Dollnenit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy