Shqipja, e papërfillshme në faqen elektronike të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Kushtetuese në faqen elektronike të saj nuk e ka aspak opsionin shqip, por vetëm atë maqedonisht dhe anglisht. Të gjitha materialet, përfshirë edhe vendimet e Gjykatës, janë në maqedonisht dhe në anglisht, por jo edhe në shqip.

Alsat u drejtua me pyetje në Gjykatën Kushtetuese rreth përdorimit të shqipes. Nga ky institucion na thanë se në korrik kanë ndryshuar tabelat dhe vulat në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kurse për vitin e ardhshëm kërkojnë hapjen e vendit të punës për një përkthyes.

“Sa i takon përkthimit të materialeve në gjuhën shqipe, ju njoftojmë se për momentin nuk kemi të punësuar person i cili do ta bënte këtë punë për të cilën në aktin e sistematizimit të vendeve të punës është paraparë vend i veçantë pune. Gjykata Kushtetuese, në kërkesën e saj buxhetore për vitin e ardhshëm ka kërkuar të sigurohen mjete për punësimin e një përkthyesi të gjuhës shqipe. Nëse mjetet miratohen, do të zbatohet procedurë për punësimin dhe do të plotësohet ky vend pune”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Mungesën e zbatimit të shqipes në Gjykatën Kushtetuese dhe në të gjitha institucionet e tjera deri tani nuk ka pasur kush ta sanksionojë. Inspektorati për zbatimin e gjuhëve i cili do fillojë punën në terren së shpejti, thotë se nuk do të kursejë asnjë institucion.

Advertisement

“Të gjitha institucionet duhet ta respektojnë ligjin dhe të punojnë në bazë të ligjit. Ne si inspektorat për përdorimin e gjuhëve do ta kryejmë punën tonë që kemi në bazë të kompetencave tona që janë të përcaktuara në bazë të ligjit dhe do të marrim masa në bazë të ligjit dhe kompetencave që i kemi. Dënimet në bazë të ligjit për përdorimin e gjuhëve janë 4 mijë deri 5 mijë euro dhe 30% e shumës i adresohet udhëheqësit të institucionit”, tha Fatmir Iseni, drejtor i Inspektoratit për zbatimin e gjuhëve

Gjykata Kushtetuese nuk është e vetme. Drejtori i inspektoratit, Iseni, thotë se në bazë të analizës së tyre, ka përparim në zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve gjatë vitit të fundit por ka akoma institucione që nuk e respektojnë.

Shqipja, e papërfillshme në faqen elektronike të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy