Shqiptohen gjithsej 413 dënime për tejkalim shpejtësie në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme zbatoi aksionin kontrollues për dënimin e automjeteve që tejkalojnë shpejtësinë nga ku janë dënuar gjithsej 413 shoferë.

“Prej tyre, 33 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë për 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e caktuar, tre automjet me mbi 70 kilometra në orë”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se 226 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të populluar, ndërsa 187 të tjerë në autostradë.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Advertisement

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Shqiptohen gjithsej 413 dënime për tejkalim shpejtësie në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy