Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendim ku u lehtësohet hyrja e shtetasve të Ukrainës në Maqedoninë e Veriut për shkak të luftës në Ukrainë.

“Ukrainezëve u mundësohet hyrja, përkatësisht nuk duhet të japin test PCR negativ në vendkalimet kufitare”, tha zëdhënësi i qeverisë, Dushko Arsovski.

Po ashtu shtetasve të Ukrainës që kanë vendbanim në Maqedoni do t’u mundësohet vazhdimi i qëndrimit.

Arsovski shtoi se për momentin po bëhen analiza të kapaciteteve akomoduese që do të ofrohen dhe do të ketë ndihmë për Ukrainën në shëndetësi, posaçërisht në dhurim të gjakut./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shtetasit e Ukrainës në Maqedoni mund të hynë pa PCR test negativ appeared first on Telegrafi.