Prej sot shtetasit e RMV-së në Itali do të mund të hyjnë me certifikatë vaksinimi ose test negativ

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasada e Italisë në RMV informon se duke filluar nga sot (1 mars), deri më 31 mars, kur pritet të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme në Itali, do të ndryshojnë rregullat për hyrje në Itali.

Nga Ambasada njoftojnë se Italia do të mund të vizitohet edhe për qëllime turistike, duke poseduar kovid-certifikatë me njërën prej vaksinave të miratuara nga EMA, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga data 1 mars deri më 31 mars 2022, për të hyrë ne Itali do të jetë e nevojshme që të keni Çertifikaten e gjelbert Kovid-19 ( Çertificakten e vaksinimit, Çertifikaten që demonostron se e keni kaluar Kovidin) ose test molekular/antigjen negativ dhe formularin PLF (Passenger Locator Form)”, thonë nga Ambasada e Italisë.

Në këtë drejtim, Ambasada rikujton se Italia ka dhuruar për RMV-në 250 mijë doza të vaksinës Pfizer, për t’u mundësuar qytetarëve të vaksinohen./Telegrafi/

Advertisement

Prej sot shtetasit e RMV-së në Itali do të mund të hyjnë me certifikatë vaksinimi ose test negativ shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy