Shumë plazhe në Strugë pa roje shpëtimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mungesë të rojeve të shpëtimit në shumicën e plazheve në Strugë, të vetmit që mund t’i vijnë në ndihmë një personi që mbytet janë vendasit. Midis tyre është Jakovçe Matlijeski nga Struga. Ai për Alsat thotë se këtë sezon i është dashur të hyjë në liqen disa herë, për të shpëtuar jetë.

Një prind me djalin e tij, nga Haraçina, kërkoi ndihmë dhe ne disa struganë shkuam t’i shpëtojmë. Fëmija po mbytej dhe prindi nuk dinte të notonte. Këtu në portin ku jemi, ishte një gjyshe me tre nipër, nipërit filluan të mbyten, dhe gjyshja u hodh t’i shpëtojë. Unë u gjeta këtu dhe i ndihmuam, i shpëtuam nga mbytja. Ata ishin vajza 15-vjeçare – tha Jakovçe Matlijeski-banor i Strugës.

Banorët e Strugës thonë se duhet të ketë roje plazhi, ndërsa turistët kërkojnë siguri më të madhe.

“Ky është problemi më i madh. Katastrofë. Pa roje shpëtimi është vështirë. Fëmijë ka plot. Menjëherë të angazhohen roje shpëtimi. Nuk mundet pa ekip shpëtimi.”

Advertisement

“Duhet të ketë. Është mirë të ketë. Uji është i pastër, është i qetë. Siç duhet të jetë me rregull, ashtu duhet të jetë.”

Është detyrë ligjore e atyre që menaxhojnë plazhet të kenë roje shpëtimi. Por, marrëveshjet e tyre të koncesionit kanë skaduar.

Çdo verë në plazhet e Strugës, shpëtuesit e Kryqit të Kuq kanë qindra ndërhyrje të llojeve të ndryshme, dhe vitin e kaluar ishin shpëtuar notues që gati sa nuk ishin mbytur. Në anën tjetër të liqenit, në Ohër, Kryqi i Kuq është i detyruar të patrullojë nga toka dhe uji çdo ditë nga ora 11 deri 19, në ato plazhe që nuk kanë më koncesionarë dhe menaxhohen nga komuna./Alsat/

Shumë plazhe në Strugë pa roje shpëtimi shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy